string(101) "haradinaj-propozova-12-tetorin-per-date-te-zgjedhjeve-lokale-shpresoj-qe-presidentja-ta-perfille-kete"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:54

Haradinaj: Propozova 12 tetorin për datë të zgjedhjeve lokale, shpresoj që Presidentja ta përfillë këtë

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:54

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike ka propozuar datën 12 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve komunale.

“Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim”, tha Haradinaj.

Osmani ka ftuar në takim përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Menjeherë pas konsultimeve, pritet që presidentja të caktojë datën e zgjedhjeve./Express/

aaaaa