string(83) "avokatja-e-naim-murselit-nuk-ka-prova-qe-e-lidhin-ate-me-vrasjen-e-liridona-ademajt"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:52

Avokatja e Naim Murselit: Nuk ka prova që e lidhin atë me vrasjen e Liridona Ademajt

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:52

Avokatja e Naim Murseli, Teuta Zhinipotoku, ka thënë se prokuroria nuk ka prova që klienti i saj, ka urdhëruar, apo kryer vrasjen e Liridona Ademajt.

“Shpreh keqardhje për rastin. Pavarësisht qëndrimit juridik, dhimbja që ka përjetuar familja e së ndjerës, është e pamohueshme dhe meriton respekt të plotë. Sipas nenit 31 të Kushtetuës së Kosovës dhe nenit 6 të Konventës për të Drejtat e Njeriu, çdo person i akuzuar për një vepër penale, ka të drejtën të konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet përtej çdo dyshimi të bazuar dhe të arsyeshëm. Prokuroria nuk ka paraqitur prova bindëse, të drejtpërdrejta, apo të mjaftueshme, që ta lidhin klientin tonë, me veprën penale të vrasjes së rëndë. Bazimi i aktakuzës në rrethana të përgjithshme, supozime apo interpretime të njëanshme të situatës, nuk bëjnë themel për dënim penal”, tha ajo.

“Nuk ka prova që i pandehuri ka kryer apo urdhëruar veprën penale. Nuk ekziston lidhje logjike mes të pandehurit dhe veprës penale të ndodhur. Argumentet e prokurorisë nuk tejkalojnë nivelin e dyshimit, ndërsa çdo dyshim duhet të veprohet në favor të të pandehurit. Një nga elementet bazike të vrasjes së rëndë është motivi i qartë. Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë, apo argument, për motivin që mund ta ketë shtyrë të pandehurin drejt një akti të tillë”, tha ajo.

aaaaa