string(97) "vrasja-e-liridona-ademajt-prokurorja-aktakuza-mbi-baza-te-qendrueshme-dhe-me-prova-te-mjaftueshme"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:12

Vrasja e Liridona Ademajt, prokurorja: Aktakuza mbi baza të qëndrueshme dhe me prova të mjaftueshme

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:12

U mbajt sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, gjatë seancës tha se prokuroria ka paraqitur aktakuzën mbi baza të qëndrueshme dhe me prova të mjaftueshme.

“Pas provave te mjaftueshme të mbledhurave dhe gjatë krahasimit të të njëjtave prokuroria konsideron se kundër të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ku prokuroria ka paraqitur aktakuzën për kryerjen e veprave penale që u ngarkohen të akuzuarve. gjatë prezantimit të provave të mbledhura dhe krahasimit të tyre, prokuroria vlerëson se ekziston dyshim i bazuar se të akuzuarit i kanë kryer veprat penale për të cilat po ndiqen. Dyshimi i bazuar ndaj të pandehurve mbështetet në prova të shumta materiale dhe në deklaratat e vetë të akuzuarve, të cilat janë dhënë gjatë fazës hetimore, përfshirë edhe para policisë”, tha Perlinçeviq.

Më 15 janar Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

aaaaa