string(57) "nuk-mori-dot-as-nje-mandat-basha-boshatis-zyrat-e-partise"

Shqiperi

Gazeta Express

04/06/2025 13:34

Nuk mori dot as një mandat, Basha boshatis zyrat e partisë

Shqiperi

Gazeta Express

04/06/2025 13:34

Pas një fushate të ngarkuar me mesazhe dhe video të shpërndara në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vendosur të mbyllë zyrat e selisë qendrore të këtij subjekti politik, të cilat ndodheshin në rrugën “Donika Kastrati” në Tiranë. Ky veprim vjen pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku Basha e pa veten të humbur në një garë me shumicën e forcave politike.

Edhe pse nuk ka një reagim të qartë dhe zyrtar nga Basha lidhur me këtë lëvizje, ajo ka shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij politike. Pavarësisht përpjekjeve për të ringritur koalicionin dhe për të ofruar një alternativë ndaj mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama, rezultati i zgjedhjeve dhe mbështetja e ulët në nivel kombëtar janë bërë të qarta. Në zgjedhjet e fundit, Basha siguroi më pak se 1.38% të votave, duke marrë një “goditje” të fortë, veçanërisht në kryeqytet.

Në një periudhë që mund të konsiderohet si një rikthim pas një pauze dyvjeçare, Basha nuk arriti të siguronte asnjë mandat parlamentar në asnjë prej qarqeve të vendit. Kjo ka ngritur dyshime dhe pyetje në lidhje me qëndrimin e tij në politikë dhe mundësinë e një tërheqjeje të mundshme. Ndërkohë, një nga veprimet më të dukshme të Bashës gjatë fushatës ishte publikimi i disa video-mesazheve drejtuar kryeministrit të zgjedhur për herë të katërt, Edi Rama, ku ai e kritikonte ashpër për qeverisjen.

aaaaa