Analisti Valon Syla, ka shkruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka doza të theksuara të “autizmit politik”. Ai ka shtuar se Kurti nuk e prnaon asnjë divergjencë e kritikë nga të tjerët.
“Shpesh e kam përmend se Albin Kurti ka doza të theksuara të asaj që quhet ‘Autizëm Politik’. Ose thjeshtë Albin Kurtin mund ta konsiderojmë si një ‘Autik Politik’ tipik. Kjo mas miri vërehet kur vinë mbi 26 seanca të konstituimit të Parlamentit dhe ajo në fund nuk bëhet dhe deshton pershkak të pikëveshtrimeve të tij ‘autistike’ qe nuk pranojnë, divergjenca, llojshmëri dhe opinion kritik nga palet dhe publiku.”
Syla ka thënë se nëse dështojnë tri seanca është demokraci, por pas 26 dështimesh është “autizëm politik”.
“Pra nëse i shohim deri në 3 seanca që Parlamenti s’është themeluar, kjo është demokraci dhe mund të ndodhë. Por, nëse i shohim 26 seanca që Parlamenti s’është themeluar, dhe shkohet përsëri për të dështuar, kjo është veç ‘Autizëm Politik’”
Syla ka thënë se termi “autizëm politik” nuk ka lidhje me autizmin si gjendje mjekësore.
“P.S. Autizmi Politik është një term që përdoret në mënyrë figurative dhe kritike për të përshkruar sjelljen ose qasjen e një individi apo grupi politik që është i shkëputur nga realiteti politik, social ose ekonomik, dhe nuk i merr parasysh nevojat, opinionet apo shqetësimet e qytetarëve dhe palëve. Kjo nuk ka lidhje me autizmin si gjendje mjekësore dhe nuk ka tendenca ofenduese dhe te mos komentohet ashtu. Termi është perkufizues.”
aaaaa