Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se edhe në seancën e sotme nuk kanë pritje për ndonjë lëvizje nga ngërçi i krijuar nga ana e partisë fituese.
“Për të 26-ën herë veprimin e njëjtë, kështu që nuk është që kemi pritje”.
E pyetur nëse LDK mban qëndrimin e njëjtë, Bajrami u përgjigj: “Absolutisht”.
Po ashtu, deputetja e LDK-së tha se parti e saj nuk ka në historik të saj ndonjë herë kur s’e ka respektuar ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, prandaj tha se edhe këtë që pritet të japë Kushtetuesja mbi bllokadën dhe mënyrën e votimit në Kuvend.
“Ne gjithmonë kemi respektuar. LDK asnjëherë s’ka ndonjë histori ku nuk i ka përfillë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk po e paragjykoj, nuk e di se çfarë do të vendosë, por normalisht se çdo vendim i tyre do të jetë i pranueshëm”./Express/
aaaaa