string(127) "lushaku-sadriu-kurti-sdeshiron-ti-dorezoje-kompetencat-udhehiqemi-nga-nje-njeri-qe-sdo-ti-nenshtrohet-as-kushtetutes-as-ligjeve"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 11:08

Lushaku Sadriu: Kurti s’dëshiron t’i dorëzojë kompetencat, udhëhiqemi nga një njeri që s’do t’i nënshtrohet as Kushtetutës, as ligjeve

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 11:08

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se shumë reforma do të bëheshin dhe “pagat do të mund të rriteshin” nëse nuk do të kishte ngërç politik në vend, për të cilin e fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Por kur kemi një parti fituese që nuk arrin ta sigurojë një shumicë të thjeshtë brenda Kuvendit, kjo flet shumë për gjendjen në të cilën jemi dhe ka një kosto shumë të lartë për qytetarët”, tha ajo para vazhdimit të seancës konstituive.

Ajo tha se “nuk ka shtet në botë”, ku dikush është edhe kryeministër, edhe deputet, ndërsa iu referua Albin Kurtit.

“Ai nuk dëshiron që ta japë ekzekutivin, t’i dorëzojë kompetencat e veta. Dhe ky është problem shumë i madh. Kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron që t’i nënshtrohet as Kushtetutës dhe as ligjeve në fuqi”, tha Lushaku Sadriu.

aaaaa