Në një intervistë të dhënë për DailyMail, Steve Bannon, një ish-shef i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se Elon Musk është përfshirë në një konfrontim fizik me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scoot Bassent, duke hedhur kështu dyshime të reja mbi arsyen e largimit të Musk nga administrata Trump.
Bannon ka deklaruar se tensionet mes Musk dhe administratës së Trump kanë arritur kulmin kur gjatë një debati të ashpër, “Musk e ka shtyrë Bessent-in, 62 vjeçar në mes të korridoreve të Shtëpisë së Bardhë”.
Sipas Bannon, arsyeja e konfrontimit ishte pasi Bessent e kishte akuzuar Musk përballë për premtimet e parealizuara mbi kursimet buxhetore.
Bannon tutje ka treguar për dialogun e zhvilluar mes tyre që ka çuar në konfrontim fizik.
“Scott i tha: ‘Na premtove 1 trilion dollarë në shkurtime dhe tani mezi kemi 100 miliardë. Askush s’po sheh asnjë kursim. Çfarë po bën?’”, tregoi Bannon, duke thënë tutje se më pas “Elon e konfrontoi fizkisht”.
“Dhe aty Elon u bë fizik. Ishte një moment delikat për të. Nuk ishte debat, ishte përplasje fizike. Ai e shtyu,” ka thënë Bannon duke shtuar se, “Trump ka mbajtur plotësisht anën e Bessent.”
DailyMail shkruan se ky incident u zbulua pas një raporti të New York Times, ku Musk akuzohej se ishte përdorues i një “koktej drogërash”, përfshirë ketaminë, ekstazi dhe kërpudha haluçinogjene.
Megjithatë, kutjojmë se në një konferencë shtypi në Zyrën Ovale, Musk i mohoi akuzat për drogë duke e hedhur poshtë burimin.
Në detaje të tjera, Bannon ka treguar se pozita e Musk në rrethin e ngushtë të Trump kishte nisur të lëkundej pas rrjedhjes së informacionit në mars, ku thuhej se ai do të merrte informacione të klasifikuara për Kinën – gjë që Trump e anuloi menjëherë.
Bannon poashtu ka kritikuar mënyrën se si Musk ka menaxhuar premtimet për DOGE.
Kujtojmë se si drejtues i DOGE, Musk ishte figura kryesore pas shkurtimeve drastike në shpenzimet federale. Gjatë mandatit të tij, administrata Trump u përball me një padi që e akuzonte se kishte shkelur ligjet e privatësisë, duke i dhënë DOGE qasje në sisteme që përmbanin të dhëna personale të miliona amerikanëve pa pëlqimin e tyre.
E gjithë kjo ka rëndësi, pas largimit të Musk nga administrata Trump, ku gjatë konferencës lamtumirëse për shtyp, Musk doli me një sy të nxirë. I pyetur për të Musk u përgjigj me humor se “nuk isha askund pranë Francës,” duke iu referuar një incidenti ku gruaja e presidentit Macron “shtyu bashkëshortin” gjatë zbritjes nga avioni.
Ai tutje ka shpjeguar se syri i nxirë ishte pasojë e një loje me djalin e tij 5-vjeçar, X.
Ndërkohë sa i përket raporteve të Musk me Shtëpinë e Bardhë, në konferencën për shtyp ai dhe Trump konfirmuan se do të jetë gjithmonë në dispozicion për këshilla ndaj presidentit.
aaaaa