string(113) "rrembimi-dhe-vrasja-e-jan-prenges-mberrin-ne-ministrine-e-drejtesise-leterporosi-nga-britania-zbulohet-permbajtja"

Shqiperi

Gazeta Express

04/06/2025 10:53

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, mbërrin në ministrinë e Drejtësisë letërporosi nga Britania, zbulohet përmbajtja

Shqiperi

Gazeta Express

04/06/2025 10:53

Në gjykatën e Posaçme vijon seanca për rrëmbimin, zhdukjen dhe vrasjen e Jan Prengës, me të pandehur Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.

Sot togat e zeza relatuan një letërporosi që ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, të vëllait të Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.

Shkresa që ka mbërritur në ministrinë e Drejtësisë nga homologët britanikë:

“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK. Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion.”

aaaaa