string(77) "medvedev-ne-delir-pas-sulmit-ukrainas-jo-kompromis-vetem-fitore-dhe-hakmarrje"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 11:01

Medvedev në delir pas sulmit ukrainas: Jo kompromis, vetëm fitore dhe hakmarrje

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 11:01

Zyrtari i lartë rus i sigurisë, ish-president dhe ish-kryeministër Dmitry Medvedev ka thënë të martën se qëllimi i bisedimeve të paqes me Ukrainën nuk është arritja e një kompromisi, por sigurimi i një fitorje të shpejtë dhe të plotë të Rusisë.

“Bisedimet në Stamboll nuk janë për të arritur një paqe kompromisi me kushte të pabaza të dikujt, por për të siguruar fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të regjimit neo-nazist,” është shprehur Medvedev në Telegram, raporton Reuters.

Duke folur për fitore, duket se Medvedev i është referuar kërkesave që Rusia i paraqiti Ukrainës në bisedimet e Stambollit, ku kërkohej dorëzimi i më shumë territori, neutraliteti i Ukrainës, kufizimi i ushtrisë dhe zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale.

Kujtojmë se në takimin që zgjati vetëm një orë në Stamboll, palët ranë dakord për një shkëmbim të të burgosurve dhe të trupave të ushtarëve të vrarë, por jo për një armëpushim.

Ndërsa, Medvedev ka paralajmëruar hakmarrjen pas sulmeve ukrainase në bazat ruse të bombarduesve, duke thënë se “hakmarrja është e pashmangshme” dhe ushtria ruse do të vazhdojë të avancojë.

aaaaa