string(131) "shperthen-debati-saranda-eshte-heroine-u-ngrit-mbi-pervojat-e-saj-cka-ka-ba-kurgjo-dibran-hoxha-e-valon-syla-me-perplasje-te-ashper"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 21:48

Shpërthen debati: Saranda është heroinë, u ngrit mbi përvojat e saj – Çka ka ba, kurgjo”, Dibran Hoxha e Valon Syla me përplasje të ashpër

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 21:48

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lëvizja Vetëvendosje e ka instaluar një diskurs “të viktimës mbi luftëtarin”.

Ai ka thënë se “Saranda Bogujevci në politikë e luan rolin e viktimizimit”.

Syla, theksoi se duhet të kemi respekt për gjithë viktimës, por mënyra sesi e ka ngritur këtë narracion VV është për përfitime politike.

E analisti Dibran Hoxha tha se në atë që ka bërë Saranda Bogujevci është “heroinë”.

“Më e rëndësishme që ka ndërtu memorie kolektive, që agresorit me i thënë në atë emër, e ne me ditë pozicionet. Me u ngritë mbi përvojat siç e ka bë Saranda e Vasfija janë heroina”, tha Hoxha

“Çfarë heroina, me heroina. Ky është diskurs marre”, ia ktheu Syla i cili potenconte respektin për gjitha viktimat e luftës.

Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU

aaaaa