string(111) "kryetari-i-gjilanit-thote-se-ndryshimet-ne-projektin-e-stadiumin-per-modernizim-mund-te-behen-pasi-te-ndertohet"

Futboll

Gazeta Express

02/06/2025 18:36

Kryetari i Gjilanit thotë se ndryshimet në projektin e stadiumin për modernizim mund të bëhen pasi të ndërtohet

Futboll

Gazeta Express

02/06/2025 18:36

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar në Emisionin “Favorit” se projekti për ndërtimin e stadiumit të qytetit do të vazhdojë pa asnjë ndryshim, pavarësisht kërkesave dhe vërejtjeve të klubeve për modernizim të projektit.

Sipas Hysenit, çdo ndërhyrje apo ndryshim në këtë fazë të projektit mund të sjellë zvarritje dhe vonesa të reja, gjë që do ta pengonte përfundimin e tij në kohë të duhur.

“Unë mendoj që na duhet fillimisht me përfundu projektin aktual e më pas me fillu diskutimet se si mundemi me modernizu stadiumin përmes një mbulese të tërësishme për të cilën unë pajtohna plotësisht, sepse edhe i duhet stadiumit të Gjilanit, edhe i duhet futbollit përgjithësisht, sepse një stadium i tillë do të mundësonte lojërat ose ndeshjet me një përfshirje të gjithëmbarshme të stadiumit nga shikuesit”, theksoi Hyseni, duke bërë të qartë se prioritet aktual është përfundimi i projektit ekzistues pa devijime.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur komuniteti sportiv në Gjilan kishte kërkuar që projekti të pësojë disa ndryshime për t’iu përshtatur standardeve moderne, por drejtuesit komunalë kanë vendosur të mos ndryshojnë planin fillestar.

aaaaa