string(116) "sorensen-takimi-me-bislimin-ne-kuader-te-pergatitjeve-per-nje-takim-trepalesh-planifikojme-ta-organizojme-se-shpejti"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 18:08

Sorensen: Takimi me Bislimin, në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh, planifikojmë ta organizojmë së shpejti

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 18:08

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen njoftoi për takimin që e pati sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Sorensen shkroi në X se takimi me Bislimin u zhvillua “në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh” sot, i cili nuk u zhvillua.

Tha se diskutuan shumë çështje, ndërsa paralajmëroi një takim trepalësh “së shprejti”.

‘Prita Kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi për një takim në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh të Dialogut në Bruksel sot. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, shkroi Sorensen.

aaaaa