string(77) "perplasjet-vmro-akuzon-filipcen-per-modularin-lsdm-akuzon-vmro-ne-per-kocanin"

Maqedoni

Gazeta Express

02/06/2025 17:11

Përplasjet/ VMRO akuzon Filipçen për ‘Modularin’ – LSDM akuzon VMRO-në për Koçanin

Maqedoni

Gazeta Express

02/06/2025 17:11

Për të tretën ditë me radhë vazhdojnë përplasjet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, për zjarrin në spitalin modular në Tetovë dhe zjarrin në diskotekën Puls në Koçan. VMRO-ja në akuzën e sotme tha se disa ditë pas zjarrit në spitalin modular, Filipçe ka lidhur marrëveshje me kompaninë që ndërton spitale modulare dhe ka rritur çmimin me 20 për qind, vetëm për të ndryshuar materialet ndërtimore, duke tentuar ta fshehë të vërtetën se ka ndërtuar spitale modulare me materiale që nuk janë kundër zjarrit.

“Pse nxitoi Venko Filipçe të lidhë një marrëveshje për të ndryshuar materialet nga të cilat u ndërtuan spitalet modulare, pse Filipçe lejoi më parë që të përdoren spitale të tilla, dhe menjëherë pas zjarrit nxitoi të ndryshonte panelet? Pse e rriti menjëherë çmimin me 20%, a janë ato 20% shkaku i zjarrit në Tetovë dhe vdekjes së 14 personave, a duhej që Venko Filipçe ta aneksonte në mënyrë të pashmangshme kontratën për 20%, sepse ato para më parë kishin përfunduar në xhepin e dikujt”, tha Valentin Mansaievski, VMRO.

LSDM nuk komenton pohimet e VMRO-së, por akuzon partinë në pushtet për zjarrin në diskotekën Puls. Ata thonë se kryeshefja e policisë së Koçanit  po mbrohet nga kryeministri Hristijan Mickoski, e cila ka qenë në dijeni se diskoteka po vepronte në kundërshtim me ligjin.

“Pse Marija Cvetkovska Manevska nuk mbahet përgjegjëse për derën e mbyllur në diskotekën Puls, veprim ky që shkurtoi sekondat e çmuara për të shpëtuar më shumë jetë? Si është e mundur që si krye shefe e Departamentit të Punëve të Brendshme të Koçanit, Manevska nuk ka pasur informacion se është lëshuar dhe po zbatohet një urdhër në kundërshtim me procedurën standarde të punës në sektorin e Departamentit të Punëve të Brendshme që ajo vet drejton” , tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Dje LSDM-ja tha se pushteti po e mbron nga ndjekja penale edhe mbikëqyrësin e turnit Dragan Kazak Petrushev, i cili ishte përgjegjës për kontrollin e veprimit në diskotekë në mbrëmjen fatale të 16 marsit. Sipas tyre, publiku duhet të dijë nëse ishte Petrushev ai që mbylli dyert dhe nuk lejoi askënd të largohej nga diskoteka.

aaaaa