string(77) "pas-presionit-te-mediave-nje-delegacion-i-mash-it-neser-ne-shkollen-e-noroves"

Maqedoni

Gazeta Express

02/06/2025 17:10

Pas presionit të mediave, një delegacion i MASH-it nesër në shkollën e Norovës

Maqedoni

Gazeta Express

02/06/2025 17:10

Pas protestave nga prindërit dhe presionit mediatik, më në fund ekipi i Ministrisë së Arsimit nesër do ta vizitojë shkollën në fshatit Nerovë të Krushevës. Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila përsëriti se objekti ri shkollor është ndërtuar në mënyrë ilegale duke shtuar se do të shqyrtoj mundësinë për të rikonstruar objektin ekzistues ku tashmë ndjekin mësimin mbi 120 nxënës.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Objekti i ri shkollor është ndërtim pa leje. Nuk e dimë nëse është ndërtuar sipas standardeve, nuk e dimë çfarë materiale janë përdorur dhe ky do të jetë një problem serioz. Ajo që mund të bëjë Ministria e Arsimit është të kryejë këtë inspektim të shkollës së vjetër dhe të marrë të gjitha masat për një infrastrukturë të bukur në të cilën do të mësonin nxënësit e ardhshëm, brezat e ardhshëm, domethënë, nëse është i nevojshëm rindërtimi i asaj shkolle, ajo do të bëhet”.

Megjithatë, Janevska tha se tashmë ka nisur komunikimin me shkrim me drejtuesit të Komunës së Krushevës, por deri në këto momente ajo tha se nuk ka marrë një përgjigje kthyese.

Kujtojmë se Tv Shenja disa ditë më parë vizitoi nga afër Shkollën Fillore “Nikolla Karev” në Norovë, ku banorët e atij fshati deklaruan se shkolla është e ndërtuar para 75 viteve dhe nuk i përmbush as kushtet minimale për ndjekjen e mësimit. Ndërkaq, për shkak të këtyre rrethanave, banorët theksuan se është paraqitur nevoja e ndërtimit të një shkolle të re. Ata e kanë ndërtuar një shkollë të re me vetë iniciativ, ndërsa e njejta rrezikohet të rrënohet nga pushteti, duke thënë se ky objekt është ndërtuar pa leje.

aaaaa