string(108) "proteste-e-dyte-e-stafit-mjekesor-te-spitalit-klinik-te-tetoves-paralajmerojne-cdo-dite-shprehjen-e-revoltes"

Maqedoni

Gazeta Express

02/06/2025 17:09

Protestë e dytë e stafit mjekësor të Spitalit klinik të Tetovës, paralajmërojnë çdo ditë shprehjen e revoltës

Maqedoni

Gazeta Express

02/06/2025 17:09

Stafi mjekësor nga Spitali klinik i Tetovës të cilët punojnë me kontratë në vepër sot protestuan duke u mbledhur para Qendrës së urgjencës. Thonë se do ta ndërpresin punën për një kohë të shkurtër çdo ditë për të shprehur publikisht revoltën e tyre për mungesën e kontratave të reja dhe zgjidhjes së premtuar për punësim të përhershëm, si dhe për dy paga të papaguara.

Ivona Nedellkovska para mediave tha se si staf mjekësor, pavarësisht këtyre kushteve, ata punojnë ditë e natë duke dhënë gjithçka për pacientët në repartet më të vështira të urgjencës dhe në çdo kënd të spitalit të Tetovës.

“Por sot nuk kemi rroga, nuk kemi kontrata, nuk kemi vendime. Spitalin e Tetovës ne po e mbajmë gjallë, nuk kërkojmë dhuratë, po kërkojmë pagën tonë, kërkojmë kontratën që na mungon, kërkojmë vendime të merituara dhe të premtuara. Deri kur do të vazhdojë kjo padrejtësi, nuk do të heshtim dhe nuk do të ndalemi sepse pa ne nuk ka spital, pa paga ka protestë, spitali i Tetovës nuk i njeh pacientët, pacientët nuk e vlerësojnë kohën dhe liderët duhet të veprojnë. Pagat tona janë të drejta, pushteti nuk na e ndal dinjitetin tonë, mjekët shpëtojnë njerëz, stafi ynë shpëton mjekët. {ështja është se kush do të na shpëtojë neve”, theksoi Nedellkovska.

Në emër të menaxhmentit të Spitalit klinik të Tetovës me gazëtarët foli kryeinfermierja e Spitalit klinik, Lindita Zaimi e cila shpjegoi se ky është një problem i trashëguar që institucioni nuk mund ta zgjidhë. Ndryshe nga drejtori Agim Berisha i cili të premten tha se ka dakordim për kontrata të reja nga Ministria e Shëndetësisë, kështu që pritet vetëm nga Financat, Zaimi beson se ministri i ri do ta bëjë këtë.

“Problemi nuk është se nuk do të jepen pagat. E dini, nuk kishim ministër dhe ministri duhet të nënshkruajë marrëveshjen për dakordimin e pagave ndërsa gjërat po rregullohen. Shpresojmë që këtë javë të ketë një ministër të ri dhe ministri do t’i plotësojë kërkesat tona. Dhe sigurisht që ne jemi në anën e punonjësve, pavarësisht kësaj. Nuk është problem që e krijuam ne, tani mund të ketë disa lëshime. Megjithatë, problemet janë të trashëguara nga e kaluara”, ka thënë Zaimi.

Të premten, drejtori theksoi se Qeveria po bën përpjekje për të gjetur një mënyrë që të gjithë personat e punësuar me kontratë në vepër të punësohen në kohë të pacaktuar.

aaaaa