string(79) "me-bekimin-e-shba-se-siria-perfshin-mijera-ish-rebele-te-huaj-ne-ushtrine-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 17:01

“Me bekimin e SHBA-së”, Siria përfshin mijëra ish-rebelë të huaj në ushtrinë e saj

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 17:01

I dërguari special i presidentit Donald Trump për Sirinë, ka bërë të ditur Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbështetjen e tyre për një plan të udhëheqjes së re siriane, që parashikon integrimin e mijëra luftëtarëve të huaj “xhihadistë”, ish-rebelë, në ushtrinë kombëtare, duke kërkuar që ky proces të jetë transparent.

Sipas Reuters, Thomas Barrack, është shprehur se ekziston një mirëkuptim me kushtin e transparencës dhe se është më mirë që këta luftëtarë, shumë prej të cilëve janë “shumë besnikë” ndaj administratës së re siriane, të mbahen brenda një projekti shtetëror sesa të përjashtohen dhe të rrezikojnë t’i bashkohen grupeve ekstremiste.

Ndërkohë, zyrtarë të mbrojtjes siriane kanë thënë se rreth 3,500 luftëtarë të huaj, kryesisht ujgurë nga Kina dhe vendet fqinje, do të bashkohen në njësitë e reja ushtarake.

Dihet se fati i luftëtarëve të huaj që iu bashkuan rebelëve të Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një ish-degë e al-Kaidës, gjatë luftës 13-vjeçare në Siri, ka qenë një nga çështjet më të ndërlikuara që ka penguar afrimin me Perëndimin. E përderisa deri në fillim të majit, SHBA-ja kërkonte që udhëheqja e re siriane të përjashtonte këta luftëtarë nga forcat e sigurisë, qëndrimi i Uashingtonit ndryshoi pas vizitës së Trump në Lindjen e Mesme, ku takoi presidentin e përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa dhe emëroi Barrack si emisar special.

Sipas burimeve pranë ministrisë së mbrojtjes siriane, Sharaa dhe ekipi i tij kanë argumentuar se integrimi i luftëtarëve të huaj në ushtri është më pak i rrezikshëm sesa braktisja e tyre, e cila mund t’i shtyjë drejt grupeve terroriste si al-Kaida apo ISIS.

Mijëra luftëtarë myslimanë sunni nga vende të ndryshme iu bashkuan rebelëve kundër Assadit, i cili u mbështet nga milicitë shiite të Iranit. Luftëtarët ujgurë nga Kina dhe Azia Qendrore, anëtarë të Partisë Islamike të Turkistanit, konsiderohen terroristë nga Kina, e cila kërkon që ndikimi i tyre në Siri të kufizohet. Por Sharaa ka deklaruar se luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre mund të marrin shtetësi siriane për kontributin e tyre në luftën kundër Assadit.

aaaaa