Gjatë debatit të zhvilluar këtë të hënë në emisionin “Kosova Live”, u ngrit shqetësimi për rritjen e pandalshme të çmimeve të banesave në kryeqytet.
Rinora Selimaj, konsulente e shitjeve në patundshmëri, theksoi se çmimet po ndryshojnë varësisht nga zona dhe cilësia e ndërtimit:
“Çmimet po variojnë shumë, varësisht nga zona. Në disa lagje të Prishtinës ato tashmë kanë arritur deri në 2200 euro për metër katror.”
Diskutimi ngjalli reagime edhe nga qytetarët. Gazetari Mirlind Behluli u shpreh se për shumë të rinj, blerja e një banese është kthyer në një ëndërr të parealizueshme për shkak të kostove të larta.
Video:
aaaaa