Dosja Partizani për të cilën ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv, kaloi për gjykim më 19 maj.
Shorti përcaktoi se do të jetë Elsa Ulliri ajo që do të shpallë vendimin përfundimtar për fatin e kryetarit te Partisë Demokratike dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi janë dy anëtarët e trupës gjykuese.
Më 19 maj, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri vendit Sali Berisha do të perballet me togat e zeza tashmë zyrtarisht në bankën e të akuzuarve.
Atij do t’i duhet t’i nënshtrohet procesit gjyqësor në themel nën akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se nuk do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
I bashkëpandehur me Berishën është dhëndri i i tij, Jamarbër Malltezi ndaj te cilit pozita ligjore është më e ashpër për shkak të akuzës së pastrimit të parave. Të përfshirë në këtë dosje janë edhe biznesmenët, Fatmir Bektashi, e Xhimi Begeja së bashku me noteren Andia Pustina.
aaaaa