Qershori osht i qershiave, llafeve të gjata me shoqni në terraca të kafeterive por edhe plot koncerteve e ngjarjeve në open air. Qe lista Monday Marks, se ku mundeni me shku në këtë fund t’pranverës.
Eh këtë javë po ja nis taman kalendari i ngjarjeve muzikore, festivaleve që zgjasin deri n’agim dielli, koncerteve klasike në perëndim dielli. Qe top lista e ngjarjeve kulturore dhe muzikore në Kosovë e Shqipni: Ma s’pari e keni UNUM Festival në brigjet e Shëngjinit. UNUM sjell pesë ditë muzikë elektronike të pastër, mes pishave dhe detit, me yje si Black Coffee e Ricardo Villalobos nga 5–10 qershor. Gati të njejtën kohë e keni Kala Festival në Dhërmi, një festival boutique në jug të Shqipërisë, me tinguj house, jazz dhe yoga buzë detit, me emra si Ezra Collective e Palm Trax, nga 4–11 qershor. Në Prishtinë mysafire vjen Ermonela Jaho në Sheshi Nëna Terezë me 8 qershor, ku sopranoja me famë botërore performon në një mbrëmje gala me Filharmoninë dhe Operën e Kosovës.
Masnej e keni edhe Prishtina Jazz Catz në DefyThem. Edicioni i XIV sjell Kejdi Barbullushin në kuartet special, ndjekur nga jam session për promovimin e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Chopin Fest po përmbyllet me koncerte nga të rinjtë, mjeshtrit dhe pianistë ndërkombëtarë si Marcel Mora dhe Peter Donohoe, deri më 9 qershor. Në Ferizaj vjen shfaqja “150 vjet Qytet” në Teatri Adriana. Me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Besim Ugzmajlit, shfaqja më 3 qershor sjell historinë e transformimit urban të Ferizajt në skenë. Kthehemi në Shqipni ku e keni ekspozita “Abito Mari” e Fabrizio Bellomo te galeria GOCAT. E rekomandojmë edhe Bukë & Zemër Festival, një festival të mikpritjes dhe arkitekturës ku dialogu ndërkombëtar takon rrëfimet vendore për qytetin dhe të ardhmen.
Krejt në fund, tepër na ka pëlqy fashion colab Studio Yours x Ursara,
një bashkëpunim për tesha festivalesh me dizajne të nxehta verore, organike dhe çliruese, për çdo stage dhe çdo afterparty.
Për listën e plotë klikoni këtu: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-2-qershor
aaaaa