Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar të hënën se situata situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet dita-ditës dhe se është thelbësore që ndihma humanitare të dërgohet sa më shpejt dhe në sasi të mjaftueshme.
“Situata në Gaza është e padurueshme dhe po përkeqësohet përditë,” ka thënë Starmer për gazetarët në Skoci, raporton Reuters.
Më tej, ai është pyetur nëse Britania do të ndërmarrë ndonjë veprim për këtë çështje, ndërsa ka thënë se “po punojnë me aleatët”.
“Pikërisht për këtë arsye, po punojmë me aleatët tanë për të qenë plotësisht të sigurtë se ndihma humanitare duhet të hyjë me shpejtësi dhe në përmasa që aktualisht nuk po ndodhin, gjë që po shkakton shkatërrim të plotë,” është shprehur Starmer.
Kujtojmë se që nga shpërthimi i luftës në Gaza pas 7 tetorit 2023, situata humanitare në enklavën palestineze është përkeqësuar ndjeshëm, me mijëra viktima civile, ndërprerje të shërbimeve jetike dhe mungesë të theksuar të ushqimeve.
Thirrjet për rritjen e ndihmës humanitare janë rritur globalisht, ndërsa shumë vende si Britania e Madhe dhe vende të tjera nga BE janë duke rritur presionin ndaj Izraelit për të ndaluar luftën.
aaaaa