string(92) "citaku-ekonomia-e-vendit-dhe-familjet-po-rrezikohen-nderkohe-lvv-e-mban-te-bllokuar-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 11:12

Çitaku: Ekonomia e vendit dhe familjet po rrezikohen, ndërkohë LVV e mban të bllokuar Kuvendin

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 11:12

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se ndërkohë që ekonomia e vendit dhe qytetarët po rrezikohen, Kuvendi mbetet i bllokuar për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo u deklarua shkurtimisht për media pas dështimit të 25-të të konstituimit të Kuvendit.

“Ekonomia kosovare po dëmtohet dhe po rrezikohet. 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen, e ndërkohë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”, tha ajo.

“Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç”, tha deputetja Vlora Çitaku.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme. Sot, vetëm 51 deputetë votuan për këtë propozim.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.

aaaaa