Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi prezencën e 104 deputetëve në sallën e Kuvendit.
Deputetët janë mbledhur për herë të 25-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.
Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.
Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.
aaaaa