Në një plan të ri mbrojtjeje, që synon të rrisë gatishmërinë e vendit përballë kërcënimeve ushtarake, në veçanti agresionit rus, Britania do të zgjerojë flotën e saj të nëndetëseve me energji bërthamore.
Sipas Reuters, kryeministri Keir Starmer, ashtu si liderë të tjerë evropianë, po kërkon të rindërtojë kapacitetet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar pasi Donald Trump i bëri të qartë Evropës se duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet.
Rishikimi, i cili pritet të publikohe të hënën, do të kërkojë një kalim të forcave britanike drejt një gjendjeje “gatishmërie luftarake”, përmes ndërtimit të të paktën gjashtë fabrikave të reja të municioneve dhe blerjes së deri në 7,000 armëve britanike me rreze të gjatë. Do të përfshihen gjithashtu investime në teknologji të re dhe sisteme kibernetike për mbrojtjen dhe lidhjen e forcave në fushëbetejë.
Kujtojmë se, Starmer ka premtuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027, me synimin afatgjatë për ta çuar në 3%.
Ndërkohë, sa i përket plani të ri, bëhet e ditur se, do të ndërtohen deri në 12 nëndetëse të reja sulmuese – që janë me energji bërthamore, por të pajisura me armë konvencionale – për të zëvendësuar flotën ekzistuese nga fundi i viteve 2030. Paralelisht, për herë të parë qeveria ka bërë të ditur se zhvillimi i një lloji të ri të kokës bërthamore do të kushtojë 15 miliardë funte.
Raportohet se nëndetëset e reja do të zhvillohen në kuadër të partneritetit të sigurisë AUKUS me SHBA-në dhe Australinë.
Pavarësisht sfidave ekonomike në vend, Starmer e ka paraqitur këtë plan si një mënyrë për të krijuar vende pune dhe për të forcuar sigurinë e vendit.
aaaaa