Të shtëna me armë zjarri në Tiranë - Gazeta Express
string(36) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-tirane-5"

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2025 19:33

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2025 19:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit, ku një i mitur 15 vjeç është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti brenda një picerie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 dhe dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta.

I mituri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka reaguar me shpejtësi duke shkuar në vendngjarje dhe duke nisur hetimet.

Autori i dyshuar është identifikuar, por për shkak të vijimit të hetimeve, identiteti i tij nuk bëhet ende publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement