string(98) "izraeli-sfidon-te-drejten-nderkombetare-legalizon-vendbanime-te-reja-hebraike-ne-tokat-palestineze"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 11:31

Izraeli sfidon të drejtën ndërkombëtare, legalizon vendbanime të reja hebraike në tokat palestineze

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 11:31

Ministrat izraelitë kanë njoftuar se është dhënë miratimi për legalizimin e 22 vendbanimeve të reja hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar – zgjerimi më i madh i tillë në dekada.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich, disa nga këto vendbanime ekzistonin më parë si “outpost”-e të ndërtuara pa leje zyrtare nga qeveria, por tani do të legalizohen sipas ligjit izraelit.

Dihet se çështja e vendbanimeve është një nga pikat më të nxehta të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Pasi, sipas të drejtës ndërkombëtare ato konsiderohen gjerësisht të paligjshme – një qëndrim që Izraeli e kundërshton.

Megjithatë, ministrat izraelitë, e kanë justifikuar këtë hap si një veprim për të ndalur krijimin e një shteti palestinez, të cilin ai e konsideron si kërcënim për sigurinë e Izraelit. Nga ana tjetër, presidenca palestineze e ka cilësuar këtë zhvillim si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Sipas BBC-së, organizata izraelite “Peace Noë”, që monitoron ndërtimet në territoret e pushtuara, paralajmëroi se vendbanimet e reja “do të riformësojnë në mënyrë dramatike Bregun Perëndimor dhe do të thellojnë edhe më tej pushtimin”.

Që nga pushtimi i Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, Izraeli ka ndërtuar rreth 160 vendbanime ku sot jetojnë rreth 700,000 hebrenj – në tokat që palestinezët i shohin si pjesë të shtetit të tyre të ardhshëm.