Njazi Musliu, pronar i kompanisë “Euro Metal”, tha se me liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset, ato do të detyrohen ta ulin numrin e punëtorëve ose t’i zhvendosin investimet jashtë shtetit.
“Ne do të detyrohemi të vijmë te ajo formulë që e ka paraqitur Qeveria – të zbresim nën 50 punëtorë ose investimet tona t’i orientojmë jashtë, në një shtet që e mbështet biznesin, e jo si Qeveria jonë që për momentin është thuajse anti-biznes”, tha ai.
Ai thotë se gjatë takimit me bizneset, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk hoqi dorë nga vendosja e bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike.
“U mundonte në një farë forme me na bind, edhe i përdori disa shprehje të tij, po e citoj: unë nuk ju lo në lloç juve, po as ju mos me leni në lloç, de facto hyni ju në qet qorrsokak e tani e shohim se çka mundemi me bo”, tha ai.
Me liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset, sipas këtij biznesmeni ato do të detyrohen ta ulin numrin e punëtorëve ose t’i zhvendosin investimet jashtë shtetit.
“Ne do të detyrohemi të vijmë te ajo formulë që e ka paraqitur Qeveria – të zbresim nën 50 punëtorë ose investimet tona t’i orientojmë jashtë, në një shtet që e mbështet biznesin, e jo si Qeveria jonë që për momentin është thuajse anti-biznes”, tha ai.
Ai tregoi pasojat me të cilat do të përballen bizneset pas daljes në treg të lirë të energjisë.
Ai tha se me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike do të jenë në disfavor në tregun ndërkombëtar në raport me kompanitë rajonale.
Musliu tregoi se aktualisht paguajnë 130 mijë euro në vit për energjinë elektrike, derisa me shtrenjtimin e saj pritet të paguajnë deri në 400 mijë euro. /rtv21