Këngëtari i njohur Tiri Gjoci ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit në Instagram, ku nuk munguan as pyetjet për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania 4.
Një prej ndjekësve e pyeti konkretisht nëse mban kontakte me fituesin e edicionit, Gjestin, duke kujtuar momentet e këndshme që të dy sollën brenda shtëpisë.
“A ke kontakt me Gjestin? Ai të ka vlerësuar gjithmonë për artin që ti bën në Big. Ju të dy na keni kënaqur kur këndonit bashkë,” ishte pyetja që mori vëmendje.
Tiri, duke iu përgjigjur me sportivitet, tha: “Jemi kënaqur dhe ne bashkë me ju. Për momentin secili po merret me planet individuale.”
Këngëtari ka preferuar të ruajë diskrecionin për raportet pas përfundimit të spektaklit, ndërsa vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe projekte personale.