Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është liruar me procedurë të rregullt.
Ai është intervistuar nga Njësia e Veçantë Hetimore në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
“Ka përfunduar. Z. Peci është liruar në procedure te rregullt”, ka thënë Luta. /Gazeta Express