string(77) "altin-krasniqi-nuk-e-votoj-albulena-haxhiun-me-votim-te-hapur-e-as-te-mbyllur"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 18:34

Altin Krasniqi: Nuk e votoj Albulena Haxhiun me votim të hapur e as të mbyllur

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 18:34

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.

Ai ka thënë se partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje sot kërkon konsensus, është po ajo ka bllokuar konstituimin e Kuvend.

“Vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim. Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur. Vota ime është dhe do të mbetet kundër çdo kandidati apo kandidateje që është figurë përçarëse”.

“Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve. Çdo përpjekje për të legjitimuar një proces të paligjshëm, të ndërtuar mbi marrëveshje të fshehta me Listën Serbe dhe të paraqitur si “konsensus i brendshëm”, është mashtrim dhe cenim i demokracisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Gazeta Express