string(81) "shba-certifikon-zgjedhjet-ne-shqiperi-presim-te-vazhdojme-partneritetin-e-ngushte"

Shqiperi

Gazeta Express

27/05/2025 16:48

SHBA “certifikon” zgjedhjet në Shqipëri: Presim të vazhdojmë partneritetin e ngushtë

Shqiperi

Gazeta Express

27/05/2025 16:48

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar popullin shqiptar për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ky reagim vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri. Në zgjedhejt e 11 majit Partia Socialiste fitoi 83 mandate, Partia Demokratike siguroi 50 mandate, Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, Partia Mundësia dy mandate, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet morën nga një mandat secila.