Sot, në një ceremoni solemne pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë, miq, kolegë dhe personalitete të shquara i dhanë lamtumirën e fundit Artan Lames, ish-drejtor të ALUIZNI-t dhe ASHK-së. Lame, i cili ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje të suksesshme në zemër, ishte një figurë e njohur në fushën e administratës dhe kulturës.
Gjatë karrierës së tij, Lame ka mbajtur disa pozita kyçe. Nga viti 1999-2000 ka qenë Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Po ashtu, ka ushtruar detyrën e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga viti 2000-2002 dhe Zëvendësministrit të Territorit dhe Turizmit nga viti 2002-2005. Ai ka drejtuar Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI) nga viti 2013 deri në 2019, dhe më pas ka udhëhequr Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) deri në momentin e ndarjes nga jeta.