“Jerëm” është një dramë psikologjike e fuqishme që eksploron kapacitetin njerëzor për mbijetesë, falje dhe plagët e thella që lë pas dhuna. Përmes syve të Erës, një gruaje të qëndrueshme por të brishtë, publiku futet në një realitet distopik ku viktimat dhe autorët e dhunës janë të ndërlidhur, dhe kufijtë mes fajit dhe pafajësisë bëhen të turbullt.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në bashkëprodhim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në rolet kryesore luajnë aktorët: Luli Bitri, Genc Jakupi, Gresa Pallaska, Irena Aliu, Adem Karaga, Jonida Vokshi, Edon Rizvanolli.
Producentë të filmit janë Leonora Lushtaku dhe Ismet Sijarina, ndërsa koproducentë janë Dejan Iliev dhe Florenc Papas. Në këtë projekt janë të angazhuara shtëpitë filmike Thumbs Up nga Kosova, DMF DOO Production nga Maqedonia e Veriut dhe Tunnel Film nga Shqipëria.