Merz “i tronditur nga vuajtjet në Gaza”, shpërthen keq ndaj Izraelit: S’po e kuptoj më logjikën e sulmeve - Gazeta Express
string(100) "merz-i-tronditur-nga-vuajtjet-ne-gaza-shperthen-keq-ndaj-izraelit-spo-e-kuptoj-me-logjiken-e-sulmeve"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:00

Merz “i tronditur nga vuajtjet në Gaza”, shpërthen keq ndaj Izraelit: S’po e kuptoj më logjikën e sulmeve

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:00

Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka kritikuar sërish veprimet ushtarake izraelite në Gaza, ku gjatë një vizite në Turku, Finlandë, ai ka thënë se është “i tronditur nga fati dhe vuajtjet e tmerrshme të popullsisë civile” atje.

Sipas DW, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin finlandez Petteri Orpo, Merz ka theksuar se po i sheh me shqetësim zhvillimet atje.

Ndërsa, duke rikonfirmuar angazhimin e Gjermanisë për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe për t’u vetëmbrojtur, Merz ka thënë se “Gjermania e dënon terrorin e Hamasit pa asnjë rezervë”, megjithatë, ka shtuar se vendi është “më shumë se i shqetësuar për intensifikimin e aktiviteteve ushtarake të ushtrisë izraelite në Gaza”.


“Nuk po arrij të kuptoj më logjikën e këtyre sulmeve të mëdha ushtarake nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës dhe se si këto veprime ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit dhe në lirimin e pengjeve,” është shprehur Merz.

Raportohet se ai më tej ka thënë se, veprimet aktuale të Izraelit nuk i duken më si “të domosdoshme për mbrojtjen e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe për luftën kundër terrorizmit të Hamasit.

Veprimet izraelite në Gaza, janë kritikuar edhe nga kryeministri i Finlandës, Orpo, i cili i quajti si të “të papranueshme”, duke bërë thirrje për shtim urgjent të ndihmës humanitare për banorët e Gazës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement