"120 rroga, 0 përgjegjësi", aksion simbolik para Kuvendit kundër bllokadës - Gazeta Express
string(70) "120-rroga-0-pergjegjesi-aksion-simbolik-para-kuvendit-kunder-bllokades"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 10:29

“120 rroga, 0 përgjegjësi”, aksion simbolik para Kuvendit kundër bllokadës

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 10:29

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni.

Aksioni simbolik u organizua në prag të përpjekjes së 22-të për konstituimin e Kuvendit.

Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur ulëse që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to ishin vendosur pankarta me mesazhe që, sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjësinë e deputetëve.

Disa nga mesazhet e vendosura në karriget simbolike ishin: “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë”, “Për çka ju kemi zgjedhur?”./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement