string(127) "kurti-reagon-pasi-ish-deputeti-i-vv-u-ndalua-nga-autoritetet-serbe-serbia-sleshon-rast-pa-treguar-se-sdo-marredhenie-fqinjesore"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 21:44

Kurti reagon pasi ish-deputeti i VV u ndalua nga autoritetet serbe: Serbia s’lëshon rast pa treguar se s’do marrëdhënie fqinjësore

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 21:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi ish-deputeti Gramos Agusholli u ndalua në pikën kufitare Merdare e më pas u lirua.

Kurti tha se Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore

“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.

“Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë” , ka shkruar Kurti në Facebook të hënën. /Gazeta Express