Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vitet 2006-2010 ishin të arta për Kosovën.
Ai në “Pressing” të T7, tha se negociatat e Vjenës, shpallja e pavarësisë, e pastaj kulmi ishte fitorja në GJND.
“Janë vitet e arta të Kosovës si tërësi, 2006-2010, janë vitet e arta. Kanë ndodhur gjëra të mëdha në Kosovë, procesi i negocimit Vjenë, shpallja e pavarësisë, dhe pastaj zhvillimi ekonomik”.
“Edhe planin e brendshëm të zhvillimit të hovshëm ekonomik, edhe në planin ndërkombëtar deri kur ndodhi GJND, ishte kulmi i suksesit. Kosova po arrinte suksese në njohje ndërkombëtare, në anëtarësime rajonale”, ka thënë Limaj.
Më pas LImaj tha se shkëlqimi filloi të humbë nga raporti i Dick Martyt. /Gazeta Express