string(98) "konfirmohet-nga-hykemte-bajrami-kurti-kontaktoi-dy-deputete-te-ldk-se-ata-refuzuan-cdo-bashkepunim"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 21:00

Konfirmohet nga Hykemte Bajrami: Kurti kontaktoi dy deputetë të LDK-së, ata refuzuan çdo bashkëpunim

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 21:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka konfirmuar në “Frontal”, të T7, se dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëpunim.

Por, ajo thotë se këta deputetë kishin refuzuar këtë.

Bajrami nuk ka përmendur emra, pasi tha se nëse e shohin të arsyeshme mund ta thonë vetë ata.

“Kam dëgjuar që dy deputetë që në Grupin Parlamentar janë kontaktuar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje ose takime, edhe nuk të them emra sepse konsideroj që duhet ta thonë ata. Janë kontaktuar dhe nuk kanë shkuar në takim”, ka thënë ajo. /Gazeta Express