string(66) "agusholli-per-ndaliminngaautoritetet-serbe-pa-asnje-arsye-te-qarte"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 20:20

Agusholli për ndalimin në Merdarë: Pa asnjë arsye, rreth tri orë pritëm në veturë, gati katër orë zgjati marrja në pyetje

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 20:20

Sot është ndaluar dhe liruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar.

Ai për RTK tha se me “ju thënë të drejtën ishte një ndalesë e papritur, pa asnjë arsye të qartë, duhesh me u përballë me këso tensione të panevojshme”.

Ndër të tjera, ai tregoi se “nga ora 9 isha te pikëkalimi kufitar Merdar ku edhe u ndalova nga policia, së pari pritëm afërsisht tri orë në veturë e pastaj erdhën zyrtarët e shërbimit shtetëror dhe më morën brenda në ato zyrat ku edhe filloi marrja në pyetje për gati katër orë të tëra pa u ndalur”.

Tutje ai shtoi se tema kryesore ka qenë angazhimi i tij politik, të qenit pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe rreth angazhimit të familjes së tij në UÇK gjatë luftës së fundit.