Neëcastle United po përgatitet për një investim ambicioz prej mbi 200 milionë eurosh në tregun e transferimeve, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese për edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League. Klubi anglez ka identifikuar disa talente nga LaLiga si pjesë kyçe të projektit të tyre europian.
Rodrygo Goes (Real Madrid) është objektivi kryesor. Edhe pse klauzola e tij është 1 miliard euro, “Los Blancos” janë të gatshëm të negociojnë për një shumë afër 80 milionë eurove, për shkak të rënies së rëndësisë së brazilianit në skuadër.
Në portë, Neëcastle ka shënjestruar Joan García, portierin e Espanyolit. Klauzola e tij aktuale është 25 milionë euro, por mund të rritet në 30 milionë nëse thirret në kombëtaren spanjolle.
Për mbrojtjen, emri që pëlqehet është Jon Aramburu, mbrojtësi i djathtë i Real Sociedad. Edhe pse klauzola e tij është 60 milionë euro, Neëcastle shpreson të mbyllë marrëveshjen për 40 milionë.
Së fundi, në sulm anglezët kanë vënë në shënjestër Ferran Torres nga Barcelona. Klubi katalanas është i gatshëm ta lëshojë për 50 milionë euro, shumë që Neëcastle është gati ta paguajë për ta bërë spanjollin yllin e projektit të ri europian.
Ky ofensivë merkatoje tregon ambicien e Neëcastle për të mos qenë thjesht pjesëmarrës në Champions, por një pretendues serioz në skenën europiane./GazetaExpress/