Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka postuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku i ka ‘ngacmuar’ kundërshtarët e tij dhe të Napolit.
Rrahmani dhe Napoli u shpallën kampionë të Serie A, pas triumfit ndaj Cagliarit në javën e fundit të kampionatit, në një luftë të ashpër me Interin.
Në videon e postuar në “Instagram”, si postim dhe një në InstaStory, Amiri nuk harron të shpalosë edhe një herë flamurin e Kosovës.
“Na thanë që s’mundemi t’ia arrijmë, por ia dolëm”, thotë ai në video.
Derisa në InstaStory, Amiri shihet duke festuar mbi autobus, me flamurin e Kosovës, në paradën festive në qytetin e Napolit.
Ky ishte titulli i dytë i Amir Rrahmanit i fituar në Serie A./GazetaExpress/