Ish-kancelari austriak u shpall i pafajshëm për deklarim të rremë, ky është përfundimi në të cilin arriti gjykata - Gazeta Express
string(112) "ish-kancelari-austriak-u-shpall-i-pafajshem-per-deklarim-te-rreme-ky-eshte-perfundimi-ne-te-cilin-arriti-gjykata"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 15:46

Ish-kancelari austriak u shpall i pafajshëm për deklarim të rremë, ky është përfundimi në të cilin arriti gjykata

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 15:46

Një gjykatë në Vjenë e shpalli të hënën të pafajshëm ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz për dhënie deklaratash të rreme në një hetim parlamentar për korrupsionin e pretenduar në qeverinë e tij, duke përmbysur një vendim të vitit të kaluar ku ai ishte dënuar me burgim me kusht, raporton Associated Press.

Gjyqtarët në gjykatën e lartë të shtetit në Vjenë hodhën poshtë dënimin e Kurz pas një seance të shkurtër apelimi. Gjykata arriti në përfundimin se “vepra objektive e dhënies së provës së rreme nuk është përmbushur”.

Çështja kishte në qendër dëshminë e Kurz për një hetim që fokusohej në koalicionin që ai udhëhoqi nga viti 2017, kur Partia e Popullit Austriak me prirje konservatore formoi një koalicion me Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë, deri në shpërbërjen e tij në vitin 2019.

Prokurorët e akuzuan 38-vjeçarin se kishte dhënë deklarata të rreme në qershor 2020 lidhur me rolin e tij në krijimin e një kompanie mbajtëse, OeBAG, e cila administron rolin e shtetit në disa kompani, dhe emërimin e ish-besnikut të tij të ngushtë Thomas Schmid në krye të saj.

Në shkurt 2024, Kurz u shpall fajtor për dhënie deklaratash të rreme lidhur me emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë, por jo për emërimin e Schmid. Ai u dënua me tetë muaj burgim me kusht.

Advertisement
Advertisement
Advertisement