Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një fjalimi në darkën e organizuar nga Kongresi Amerikan dhe Asambleja Parlamentare e NATO’s ka thënë se mbështetja e SHBA’së dhe NATO’s ka qenë një dorë e qëndrueshme
Ajo ka shtuar se SHBA dhe NATO i ka dhënë shumë arsye popullit të Kosovës që të jetë populli më proamerikan dhe proevropian në botë.
“Për SHBA’të dhe të gjithë partnerët e NATO’s, mbështetja juaj ka qenë dorë e qëndrueshme që na ka ndihmuar e na ka udhëzuar përpara. Ju na keni dhënë shumë arsye që me krenari të bëhemi dhe të mbesim kombi më proamerikan dhe proevropian në tokë. Dhe për çdo ushtar të NATO’s që ka ecur në rrugët tona, ka ruajtur qytetet tona, ne e themi këtë me sinqeritet të palëkundur: shërbimi juaj kurrë nuk do të harrohet dhe gjithmonë do të keni një shtëpi në Kosovë. Paqja dhe liria jonë është gjithmonë e lidhur me kurajon tuaj dhe mirënjohja jonë është e përjetshme”, tha ajo.