string(99) "ministria-e-mbrojtjes-se-malit-te-zi-asnje-ushtar-i-yni-nuk-do-te-dergohet-ne-territorin-e-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 14:37

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi: Asnjë ushtar i yni nuk do të dërgohet në territorin e Ukrainës  

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 14:37

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka sqaruar se asnjë pjesëtar i Ushtrisë së Malit të Zi nuk do të dislokohet në Ukrainë dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak në këtë vend.

“Çdo përfshirje eventuale lidhet vetëm me trajnimet e ushtarëve ukrainas në vendet e Bashkimit Evropian”, thekson Ministria në një njoftim për media, transmeton Pobjeda

Siç bëhet e ditur më tej, propozimi për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në kuadër të misionit të ndihmës ushtarake të BE-së për mbështetjen e Ukrainës (EUMAM UA), nënkupton që, nëse miratohet në Kuvend, instruktorë malazezë do të marrin pjesë në trajnime në një nga vendet aleate. Ata do të punojnë së bashku me kolegë nga vendet partnere për të trajnuar ushtarë ukrainas.

“Kjo veprimtari përfaqëson kontributin e Malit të Zi në përpjekjet e përbashkëta të aleatëve për të ndihmuar Ukrainën, ekskluzivisht në formën e trajnimimit dhe mbështetjes, në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare dhe parimet tona”, thuhet në fund të njoftimit.