string(62) "shqiperia-e-publikon-listen-per-ndeshjet-me-serbine-e-letonine"

Futboll

Gazeta Express

26/05/2025 10:24

Shqipëria e publikon listën për ndeshjet me Serbinë e Letoninë

Futboll

Gazeta Express

26/05/2025 10:24

Kombëtarja shqiptare do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Trajneri Sylvinho e ka bërë publike sot listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.

Në listë shihet rikthimi i Mirlind Dakut, i cili gëzoi formë të mirë në muajt e fundit me Rubin Kazanin.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.