string(34) "qysh-mu-zbavite-kete-jave-ja-lista"

Arte

Gazeta Express

26/05/2025 9:46

Qysh m’u zbavitë këtë javë? Ja lista!

Arte

Gazeta Express

26/05/2025 9:46

Shkoi edhe ky muj, po hyjmë në verë, ama me stil edhe plot ngjarje si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Qe top lista e krejt koncerteve, ekspozitave, shfaqjeve të baletit, partyve ma t’mira.

Po vjen vera kah dera. Ose së paku kah kapixhiku se koxha ftoft osht e koxha shi po bjen. E na javën po ja nisim me ritme që paralajmërojnë verën në Lily’s, ku DJ dhe producenti belg Ekany, i ftuar nga kolektivi Kultura, vjen me bo muzikë pak elektro, pak hiphop pak afrobeats. Të dilleve, braseria “Juliette of the Spirits” ja ka nisë me ofru brunch për trup e shpirt, me prosecco që s’ndalet dhe muzikë t’mirë – “Urban Brunches” është rituali i ri i të dielës në Prishtinë.

Nëse po doni me u frymëzu edhe me ble diçka ndryshe, më 1 qershor Project Space Sekhmet organizon pazar me art, gjëra të veçanta, tarot, muzikë e ushqim – një flea market me shumë shije.

Të shtunën, në Posht’, Lekë Berisha kthehet në shpi për me qit një tjetër natë me vibe të mirë nën tokën kreative të Lavjerrësit. Për artdashësit kemi edhe ekspozitë te galeria Flori, e cila po i hap dyert për ekspozitën “Pozicionet” me Driton Hajredinin, Arbnor Karalitin dhe Naim Spahiun, ndërsa Instituti Albanologjik hap javën më serioze dhe interesante për studiuesit e kulturës shqiptare: “Java e Albanologjisë”. Për ata që kërkojnë përjetime muzikore klasike, më 30 maj në Sallën e Kuqe ofrojmë tingujt e bukur të Chopin Piano Fest me pianistën Sofya Gulyak dhe dirigjentin Peter Valentovič në një mbrëmje të dedikume Tchaikovskyt.

Ndërkohë, në Shqipni, Rona Nishliu dhe Gent Rushi udhëtojnë me projektin JALBOZ nga Shkodra, kah Korça e në Tiranë për me rikriju trashëgiminë muzikore shqiptare përmes xhazit. Në Tiranë po ashtu mundeni me përjetu premierën dyfishe të baletit në Teatrin e Operas: “Kaleidoscope” dhe “Suitë në Re”, ose me u zhyt në botën e jazzit me legjendën Enrico Rava dhe bandën e tij Fearless Five.

Shkurt e shqip: nga brunchi deri te baleti, kjo javë vjen e pasun, e gjallë dhe me plot mundësi për me jetu (pran)verën urbanisht.

Klikoni për listën e plotë me plot imazhe këtu:  https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-26-maj