string(34) "ancelotti-pritet-si-hero-ne-brazil"

Futboll

Gazeta Express

26/05/2025 9:33

Ancelotti pritet si hero në Brazil

Futboll

Gazeta Express

26/05/2025 9:33

Carlo Ancelotti ka zbarkuar më në fund të Brazil.

Trajneri italian në fundjavë me lot në sy i dha fund eksperiencës me Real Madridin, ndërsa tash është i gatshëm për përvojën e re që e ka përpara.

“Don Carlo” ka mbërri në Amerikën e Jugut pak orë më parë, ndërsa tifozë të shumtë kishin dalë për ta pritur në aeroport, shkruan “Gazeta Express”.

View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)

Ancelotti u përshëndet me tifozët, të cilët presin shumë nga ai, pak më shumë se një vit para fillimit të Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Aty, Seleçao synon ta fitojë titullin botëror pas pritjes së gjatë prej vitit 2002.

Brazilianët janë të bindur që ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit e Evertonit, është njeriu i duhur për t’i udhëhequr ata drejt lavdisë.

Ancelotti ka besuar në projektin e Konfederatës Braziliane të Futbollit dhe po ashtu është optimist në arritjen e rezultateve pozitive. /Gazeta Express