string(70) "kf-bashkimi-rikthehet-fuqishem-ne-ligen-e-pare-te-maqedonise-se-veriut"

Gazeta Express

26/05/2025 8:20

KF Bashkimi rikthehet fuqishëm në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut

Gazeta Express

26/05/2025 8:20

Ekipi i KF Bashkimit ka arritur të shënojë një fitore të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër KF Besës së Debërdollit, kështu duke siguruar ngjitjen në Ligën e parë të futbollit vendor pas shumë viteve.

Kumanovarët gjatë tërë ndeshjes ishin të sigurt në mbrojtje ndërsa në dy raste, në kundërsulme arritën që të shënojnë dy gola, duke siguruar kështu plasmanin në ligën e parë.

Për Bashkimin ky është një rezultat historik.

Ata janë një skuadër me emër në futbollit vendor dhe një klub me traditë dhe tifozë, që në të kaluar ka shkruar histori, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që fiton Kupën e Maqedonisë.

Kujtojmë se për Besën ky ishte kampionati i parë në Ligën e futbollit në RMV, shkruan Sportmania.

Nga ana e kryesisë janë bërë shumë investime në ekip, megjithatë përvoja e bëri të veten.

Ata e mbyllën sezonin në vendin e 10, ndërsa tani do të duhet që të mbledhin forca dhe të tentojnë rikthimin përsëri në mesin e më të mirëve.