string(67) "pa-zgjidhje-partite-fajesojne-njera-tjetren-per-deshtimin-e-seances"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 7:04

Pa zgjidhje, partitë fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e seancës

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 7:04

Edhe pas dështimit të radhës të seancës konstituive të Kuvendit, përfaqësuesit politikë kanë vazhduar me akuza dhe kundërakuza për bllokimin institucional. Vetëvendosje mbrojti propozimin për kryetar, ndërsa opozita e akuzon Kurtin për kryeneçësi. Seanca e radhës është thirrur pas dy ditësh.

Edhe pas dështimit të seancës së djeshëm, pati kritika e kundërkritika nga përfaqësuesit e partive. Edhe të dielën, partitë politike kanë vazhduar t`ia hedhin fajin njëra-tjetrës por moskonstituimin e Kuvendit.

“Nuk mund të funksionojmë me këto lloj kërkesash të partive opozitare sepse pastaj edhe ata mund ti propozojnë emrat e tyre për nënkryetar dhe ne mund ti kemi dilemat tona por s’do të bllokohemi sepse do ti respektojmë si kandidat të propozuar nga partitë e tyre politike”.00:37:01 – 00:37:28“Unë nuk mendoj se është problemi te emri që po e propozon Lëvizja Vetëvendosje, unë mendoj që kjo është vetëm një arsye për të cilën prapa së cilës po qëndron opozita duke thënë se ne nuk e votojmë Haxhiun dhe si rezultat nëse doni të ecim përpara ndryshojeni emrin. “Por, ne nuk mund të futemi në këto lloj kërkesash të partive opozitare sepse jemi subjekti që kemi fituar zgjedhjet e 9 shkurtit me 42%”, ka Arbresha Kryeziu, deputete e Vetëvendosjes.

Kurse Vlora Çitaku nga PDK-ja ka theksuar se Kosova dhe institucionet e saj vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti.

“I bëjmë thirrje, i bëjmë ftesë që të reflektoj, qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, qytetarët e Kosovës kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja, të cilat do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tonë”, ka thënë ajo.

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i është pamundësuar të ushtrojnë detyrën si përfaqësues të popullit.

“Edhe me tutje jam prej atyre që besoj që racionaliteti politik do të çojë drejt një marrëveshjeje politike për të krijuar shumicë dhe Kosova të zhbllokohet nga kjo marre politike padrejtësisht”, ka thënë ai.

Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për ditën e nesërme.