string(98) "mijera-eurot-per-darken-e-lames-muharremi-kurtit-e-pecit-identiteti-nuk-mund-te-falsifikohet-gjate"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 23:43

Mijëra eurot për Darkën e Lamës, Muharremi Kurtit e Pecit: Identiteti nuk mund të falsifikohet gjatë

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 23:43

Analisti Shenoll Muharremi, ka komentuar Darkën e Lamës ku thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po e përdor për t’i vënë në lajthitje një pjesë të elektoratit të LDK-së.

Ai thotë se qëllimi është që sugjerojnë që “Guxo janë pasardhësit e Rugovës”.

Përmes një postimin në Facebook, Muharremi ka thënë se identiteti nuk mund të falsifikohet gjatë.

“Darka e Lamës” dhe Gjahu i Kurtit për votat e LDK-së e Rugovës Flamujt e Rugovës dhe Darka e Lamës janë instrumente të marketingu elektoral nga Kurti dhe LVV. Me qëllimin e vetëm me i ve në lajthitje një grup të elektoratit të LDK-së duke sugjeruar gabimisht që Guxo janë pasaredhësit e Rugovës. Edhe pse absurde, ky ishte qëllimi pse u mbajtën flamujt në fushatë elektorale dhe pse u organizuan darka. Kur u organizu Darka e Lamës nga një ministri e qeverisë së Kurtit, ishte për habi nga të gjithë. Por tash po shihet që kjo ka qenë një tentim  i radhës, apo një skemë e radhës ku Albin Kurti përmes Guxo-s ka tentu me i ruajt votat që ia mori ‘përkohësisht’ LDK-së më herët”.

“Kur u ftohën marrëdhëniet me Vjosa Osmanin, LVV e Kurti nisën menjëherë fushatën për me e paraqit Guxo-n si “trashegimtare” të Rugovës. A ju kujtohen flamujt e Rugovës nëpër tubime të LVV-së? Edhe “Darka e Lamës” e ministrive është zhvillu për një arsye të njejtë. Me kriju përshtypje artificiale. E vërteta është që LVV ska kurgjo me Rugovën, pamvarësisht tentimeve me qëllime elektorale. LDK është e vetmja që trashëgon Rugovën dhe rugovizmin. Guxo nuk ka lidhje me këtë frymë, përveç nëse frymë quhet oportunizmi politik. Albin Kurti duhet me i lënë votat e huaja rahat. Ato nuk bëhen të tuat, sado që i paketon me flamuj e me darka. Për një moment mundesh me tentu me kriju një përshtypje artificiale, por identiteti politik nuk falsifikohet gjatë”, ka thënë Shenolli. /Gazeta Express